Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pioli: Humbje që dhemb, por do e kapim Championsin!

Pioli: Humbje që dhemb, por do e kapim Championsin!

Stefano Pioli e ka me gjyqtarin. Milani i tij pësoi një humbje të thellë me shifrat 3-0 ndaj Lazios në Olimpico disfatë që e zbriti skuadrën kuqezi nga vendi i dytë i Serie A në të 5-in me Milanin që aktualisht është jashtë zonës Champions. Në analizën që i bëri sfidës ndaj bardhekaltërve Pioli nënvizoi se goli i dytë i Lazios duhej anuluar, por pavarsisht humbjes ai mbetet optimist se Milani i tij do të kualifikohet në Champions League.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Calhanoglu te goli i dytë. Ai shkoi ta shihte sërish, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e godet Calhanoglu dhe e humbet topin plotësisht. Ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të reagojmë shpejt, sepse kjo është një humbje e dhimbshme, theksoi trajneri i kuqezinjëve.”

Pioli u ndal edhe te goli i tretë i pësuar nga Milani.

“Për fat të keq, goli i tretë është lloji i incidentit që po ndodh shumë kohët e fundit. Jemi të vendosur në mbrojtje dhe pësojmë. Duhet të bëjmë më mirë në mënyrë që ta përfundojmë sezonin tonë në renditjen e duhur, sepse nuk duam që të përfundojë me zhgënjim. Lojtarët janë po aq të zhgënjyer sa unë sepse ishte një ndeshje e rëndësishme. Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme, por duhet të bëjmë më mirë. Kjo e ndërlikon situatën, sepse ekipet e tjera po shtojnë shpejtësinë, por ne jemi akoma aty dhe duhet të kthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur, nënvizoi Pioli”.

Për sa i përket mungesës së Zlatan Ibrahimovic trajneri i kuqezinjëve la të kuptohet se ai mund të kthehet në ndeshjet e ardhshme.

“Zlatan humbi shumë ndeshje këtë sezon, për fat të keq kështu ka qenë sezoni ynë. Do të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Beneventon. Siç ndodh shpesh në këto ndeshje, kundërshtarët tanë dolën më mirë në momentet vendimtare”, shtoi në fund Pioli.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore