Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pësoi krizë epileptike gjatë lundrimit mbi valë, ndërron jetë kampioni 24-vjeçar i surf-it (FOTO)

Pësoi krizë epileptike gjatë lundrimit mbi valë,

Ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare talenti i pakontestueshëm i surf-it, Kalani David. Ai pësoi një krizë epileptike gjatë ushtrimit të sportit të tij në brigjet e Costa Rica.

Mediat e huaja shkruajnë se David nga Hawaii, ishte duke bërë ushtrime të shtunën (17 shtator) kur pësoi krizën fatale.

David, i cili konkurronte gjithashtu në ‘skateboard’, kishte një gjendje të zemrës të quajtur sindroma Wolff-Parkinson-White, shkruante rrjeti “The Inertia”, e cila i shkaktonte aritmi të fortë të zemrës.

Pësoi krizë epileptike gjatë lundrimit mbi valë,

Rrjeti “Inertia” raportonte se David thuajse kishte humbur jetën në një episod në vitin 2016 pas një krize disa-orëshe epileptike, dhe më pas kreu një operacion për heqjen e “një muskuli të tepërt që i ishte rritur në zemër”.

Në një postim në “Instagram”, miku i tij, fotografi Peter King i bënte homazhe:

“Oh i dashur miku im Kalani. Vetëm Zoti e di kohën e tij, jeta nuk është e thjeshtë është gjithnjë një luftë. Do të mbaj mend gjithmonë sesi bënim surf dhe sa shpresë kishe ti për të ardhmen. Zemra ime është me familjen tënde dhe miqtë e shumtë që ke … Im bir ende mban kapelën tënde që do ta ruajmë gjithmonë. Fluturo lart dhe qëndro me ne miku im”.

Pësoi krizë epileptike gjatë lundrimit mbi valë,

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore