Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Përmirësohet Pele, brenda pak ditësh do të lërë spitalin

Përmirësohet Pele, brenda pak ditësh do të lërë

Legjenda e futbollit brazilian Pele është gati të largohet nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit në Sao Paulo, ku iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një pjese tumorale në rrugët e aparatit tretës.

Një nga vajzat e tij, Kely Nascimento, e dha lajmin nëpërmjet një mesazhi në gjuhën portugeze dhe angleze në llogarinë e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të të atit 80-vjeçar, duke buzëqeshur.

“Ai është mirë pas operacionit, nuk vuan dhe është në humor të mirë (i mërzitur që mund të konsumojë vetëm ushqime të lëngshme, por do të durojë!). Ai do të transferohet në ditët e ardhshme në një dhomë dhe brenda një ose dy ditësh do të kthehet në shtëpi”, shkruan vajza e Pelesë, duke falënderuar ata që kanë shprehur mbështetjen dhe shqetësimin e tyre gjatë ditëve të fundit për gjendjen shëndetësore të legjendës së futbollit.

Në buletinin më të fundit të spitalit, i lëshuar të Premten, shkruhej se Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, po shërohej “në mënyrë të kënaqshme dhe se ishte aktiv në komunikim, çka tregon shenja vitale brenda kufijve normalë.

Përmirësohet Pele, brenda pak ditësh do të lërë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore