Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Perlë për rekord e Leroy Sane, Bayerni vuan, por rikthehet në krye

Perlë për rekord e Leroy Sane, Bayerni vuan, por rikthehet në

Bayerni vuajti përballë Arminia Bielefeld, por Leroy Sane realizoi një eurogol në minutën e 71’, duke i dhuruar tre pikët bavarezëve në “Alianz Arena”.

Fitorja 1-0 ka rikthyer ekipin e Nagelsmann në krye të kampionatit me 31 pikë, një më shumë se Dortmundi ndjekës. Muller dhe Lewandowski ishin pranë golit në pjesën e parë, teksa Bayerni ndërroi marsh në fraksionin e dytë të sfidës.

Goli i fitores erdhi pas një aksioni shumë të bukur, me Sane që gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare. Coman dhe Gnabry iu afruan golit të dytë, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Përfundimisht 1-0 për Bayernin, që rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes në derbin me Augsburg një javë më parë. Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë vendosur një rekord, pasi goli i Sane ishte i 102-ti për vitin 2021.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore