Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Përjetimet e Lorik Canës, koha kur Kosovës iu mohua autonomia

Përjetimet e Lorik Canës, koha kur Kosovës iu mohua autonomia

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Jashtë Loje” në Top News të moderuar nga Sidorela Gjoni.

Ne jemi mësuar ta shohim rrallë në intervista dhe nuk dimë shumë rreth jetës së tij private, por në "Jashtë Loje" Lorik Cana zbulon edhe situata që ndoshta jo të gjithë i dinë.

Për të folur rreth fëmijërisë së tij dhe kohës kur është larguar nga Kosova, Lorik shprehet: "Ishte shumë e vështirë sepse ne jemi shumë të lidhur me antarët e familjes, se ne jemi larguar sigurisht me babain me mamin dhe me motrën në atë kohë, por isha shumë i lidhur me gjyshen, daja me gjyshen kanë qenë më vete sepse në fëmijëri me mamin, gjyshja ka qenë një person që kaloja shumë kohë me të, me gjyshin, me dajën edhe me axhën, edhe me halla, por kryesisht ndarja me gjyshen ka qenë traumatike.

Isha i vogël sepse isha 6 vjeç, e kisha filluar shkollën fillore në Prishtinë, klasën e parë, e kuptonim se kishte rrëmujë, në ato vite në Kosovë, në fund viteve ’80 sidomos në ’89 kur unë kam hyrë në klasë të parë ishte koha e famshme kur është hequr autonomia e Kosovës dhe ndodhën demostrata të mëdhaja, ndodhën presione nga ana e regjimit të Beogradit, ndodhën demostratat e studentëve, dhe ne e shihnim që situata ishte e vështirë, por babi në atë kohë kishte ikur para nesh në atë kohë në Zvicër për të luajtur.

Në mendjet tona ishte thjesht ideja që babi po shkon në Zvicër për të luajtur dhe po na merr me vete. Nuk e kuptoja…" -shton ai ndër të tjera.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore