Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Përjashtohen menjëherë nga kampionati”/ Federata Italiane merr vendimin për ekipet që futen në Super League

“Përjashtohen menjëherë nga kampionati”/ Federata

Krijimi i Super Ligës së re u ka hapur telashe të shumta me federatat e tyre ekipeve pjesëmarrëse në kompeticion, ku nuk ka munguar dhe presioni mbi përjashtimin nga kampionati apo nga garat e UEFA-s.

Ditën e sotme, Këshilli Federal në Itali me propozim të presidentit të federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina, votoi duke futur në fuqi ligjin anti-Super Ligë, i cili parashikon përjashtim nga kampionati të cili do ekipi që tenton të bëhet pjesë e garave të tjera private. Në lidhje me këtë ligj të ri, foli dhe vetë Gravina i cili ua bëri të qartë të gjitha ekipeve që do të tentojn të manovra të tilla.

“Cilido ekip që ka menduar se krijimi i Super Ligës do të vlejë për të ulur vështirësitë ekonomike ka gabuar. Për momentin nuk kemi asnjë të dhënë se cili nga ekipet ka qëndruar dhe cili është larguar.

Ky rregull do të përfshihet në licencat kombëtare dhe më pas do të ngulitet në kodin e drejtësisë sportive. Nëse, brenda afatit të fundit për aplikime në kampionate kombëtare, dikush bashkohet me kampionate të tjera të një natyre private, ata janë automatikisht jashtë kampionatit”, u shpreh ashpër Gravina.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore