Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Përfundon Premier Liga angleze/ Këto janë skuadrat që futen në Champions League, në Europa League mbetën ...

Përfundon Premier Liga angleze/ Këto janë skuadrat që futen

Ka përfunduar sot kampionati anglez pas 38 javësh me Liverpool që u shpall kampione para kohe.

Vendi i dytë ishte siguruar nga Manchester City, por vendi i tretë dhe i katërt ishte në diskutim deri në minutat e fundit. 

Chelsea dhe Manchester United janë dy ekipet e tjera që prenë biletën për në Champions League.

Ndërkohë që skuadrat që mbetën në Europa League, janë Leicester City dhe Tottenham Hotspur. 

Chelsea e arriti kualifikimin në Champions League, kështu që tani është koha për një tjetër lajm të mirë për tifozët blu.

Pasi kanë blerë Hakim Ziyech dhe Timo Werner për rreth 75 mln paundë (gjithsej), merkatoja e verës e londinezëve pritet të vijojë me një mesfushor gjerman. Bëhet fjalë për Kai Havertz. Ky është synimi i madh i trajnerit Frank Lampard.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore