Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Video/ Shqipëria shënon 3 gola ndaj Bjellorusisë në pjesën e parë, shkëlqejnë Cikalleshi-Manaj

Video/ Shqipëria shënon 3 gola ndaj Bjellorusisë në

Rei Manaj ka 3-fishuar rezultatin pas një goli spektakolar të shënuar në stadiumin Air Albania.

Me rezultatin 3-1 ka përfunduar pjesa e parë e vlefshme për Ligën e Kombeve. 

Dy golat e parë u shënuan nga Sokol Cikalleshi. Goli i parë i tij, ishte me kokë në minutën '19. 

Ndërsa pak minuta më vonë Manaj fitoi një penallti, të cilën po Cikalleshi e shënoi.

Nuk u desh shumë që bjellorusët të rihapnin sfidën pasi shënuan golin e parë.  

Një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, pasi çdo rezultat tjetër nuk do i bënte punë.

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë. Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore