
Përfundon dënimi, Pirlo rikthen në grup tre futbollistë para Napolit
Duke parë rëndësinë e sfidës me Napolin të mërkurën në mbrëmje, Andrea Pirlo ka bërë një hap pas dhe ka rikthyer në grup tre futbollistët e pezulluar pasi morën pjesë në një festë të ndërprerë vetëm nga ndërhyrja e policisë italiane.
Bëhet fjalë për Paulo Dybalën, Arthur dhe Weston McKennie, të cilët u gjetën në një festë të paligjshme në shtëpinë e amerikanit dhe u lanë jashtë derbit me Torinon, si dhe u gjobitën nga klubi bardhezi. Të tre u stërvitën me skuadrën ditën e djeshme dhe do të vijojnë të punojnë rregullisht deri të martën në mbrëmje, ndërsa më pas trajneri Pirlo do të vlerësojë gjendjen e tyre për t’i përfshirë ose jo në formacionin e ndeshjes ndaj Napolit.
Situata te Juventusi nuk është aspak e qetë, pasi në dy ndeshjet e fundit në kampionat ka marrë vetëm një pikë dhe jo vetëm ka dalë plotësisht nga gara për titullin kampion, por rrezikon edhe arritjen e një vendi në zonën Champions.
Aktualisht bardhezinjtë dhe Napoli janë në kuotë të barabartë pikësh, 56 secila dhe ndeshja direkte do të vendosë jo pak sa i përket garës për zonën Champions, duke qenë se jemi futur në çerekun e fundit të kampionatit.
Përveç Juves, kjo ndeshje është me rëndësi të veçantë edhe për trajnerin Andrea Pirlo, pasi besimi ndaj tij është në nivele minimale dhe në Itali janë të bindur që në rast rezultati negativ ndaj Napolit, do të shkarkohet menjëherë.

Habit McGregor: Po mendoj të blej Manchester Unitedin
Historia e plotë >
Klopp e Guardiola sulmojnë Super Ligën: Janë vrarë kriteret bazë të sportit
Historia e plotë >
Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit
Historia e plotë >
Efekti i Superligës, Ed Woodward jep dorëheqjen nga Man.United
Historia e plotë >
Bayerni një fitore larg titullit, mposht Leverkusenin për 13 minuta
Historia e plotë >
Uzuni shënon 2 gola dhe shpallet kampion Hungarie
Historia e plotë >
Presidenti i Juventus Andrea Agnelli jep dorëheqjen? Reagon klubi
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




