Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Për herë të parë në histori/ Barcelona asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League

Për herë të parë në histori/ Barcelona asnjë

Edhe pse pak ditë më parë trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, tha se ekipi katalanas ishte me fat që kishte atë si trajner, ata shënuan rekordin më negativ në histori.

Asnjë gjuajtje në portë në një ndeshje Champions League. E paimagjinueshme për një skuadër si Barcelona, ku vitet e fundit ka qenë ekipi që krijonte më shumë raste. 

Ditën e djeshme katalanasit u mposhtën nga Bayern Munich me  rezultatin 0-3 në Camp Nou përpara gati 40 mijë tifozëve. 

Barcelona pa Lionel Messi-n ishte tepër e dobët për Bayern-in e Mynich. 

Një gola i Myler dhe dy gola të Levandovskit u dhanë gjermanëve tri pikët e para në këtë grup, ku në ndeshjen tjetër mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore