Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pep Guardiola ngre në qiell Bernardo Silvën: Ai është lojtari më i mirë i Premier League

Pep Guardiola ngre në qiell Bernardo Silvën: Ai është

Në verë rrugët mes Manchester City dhe Bernardo Silvës mund të ishin ndarë, pasi ylli portugez kërkoi largimin, madje emri i tij u lakua edhe për një kalim të mundshëm te Milani.

Por papritur me urdhër te Pep Guardiolës, drejtuesit e Manchester City e nxorrën nga merkato Bernardo Silvën dhe bënë zgjedhjen e duhur pasi deri tani portugezi ka zhvilluar një sezon për t’u vendosur në kornizë me Citiziens.

Me 5 gola në 13 ndeshje me Citiziens në Premier League, i fundit në fitoren 1-2 ndaj Aston Villas, Silva është në superformë dhe për këtë marrë vlerësimet e trajnerit Pep Guardiola.

“Është më i miri, ishte edhe para tre vitesh kur arritëm kuotën e 98 pikëve në kampionat, dhe është ende edhe sot. Ka shënuar një gol fantastik ndaj Aston Villas. Kur një lojtar ka këto cilësi siç i ka Bernardo Silva, varet vetëm nga ai. Ai është një lojtar i një tjetër niveli, më i miri i Premier League për mendimin tim”, theksoi Pep Guardiola.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore