Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Paul Pogba acarohet me presidentin Macron, merr vendimin ekstrem

Paul Pogba acarohet me presidentin Macron, merr vendimin ekstrem

Ylli i Manchester United, Paul Pogba thuhet se do të largohet nga kombëtarja e Francës, pas deklaratave të presidentit Emmanuel Macron, i cili u shpreh se 'Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar'.

Lajmi është botuar nga mediat në Lindjen e Mesme dhe ka gjetur hapësirë edhe në Evropë. Mesfushori 27-vjeçar nuk do të mbajë më veshur fanellën e kombëtares së Francës, me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018.

Pogba, i cili është konvertuar në mysliman, dha dorëheqjen pas komenteve të bëra nga presidenti francez të premten, si dhe pas vendimit të qeverisë franceze për të nderuar mësuesin, i cili kishte botuar imazhet e profetit Muhamed, gjë për të cilën Pogba thuhet se ishte inatosur.

Vendimi i yllit të futbollit vjen pas prerjes së kokës së mësuesit Samuel Paty, 47 vjeç, i cili u sulmua gjatë kthimit në shtëpi nga shkolla e mesme ku jepte mësim në Conflans-Sainte-Honorine, 40 kilometra në veriperëndim të Parisit.

Atij ju pre koka nga një ekstremist islamist. Por reagimi i qeverisë për rastin duket se nuk i ka pëlqyer Pogbase, i cili ka braktisur kombëtaren.

Paul Pogba acarohet me presidentin Macron, merr vendimin ekstrem Paul Pogba acarohet me presidentin Macron, merr vendimin ekstremPaul Pogba acarohet me presidentin Macron, merr vendimin ekstrem

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore