Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pasi e rrahu, Sassuolo i bën nder Milanit dhe ndal ndal Napolin

Pasi e rrahu, Sassuolo i bën nder Milanit dhe ndal ndal Napolin

Pas fitores ndaj Milanit, këtë herë Sassuolo ia del të marrë një pikë ndaj Napolit kryesues.

Në javën e 15-të të Serie A takimi përfundoi me shifrat 2-2 duke dhuruar emocione të mëdha. Një pjesë e parë pa gola, ndërsa në pjesën e dytë Napoli shënoi dy gola në minutat 51′ dhe 59′ me Fabian Ruiz dhe Mertens.

Kur gjithçka u duk e mbyllur, Sassuolo shënoi fillimisht me Scammacan në minutën e 71′, ndërsa Ferrari në minutën e 89′ do të barazonte takimin.

Megjithatë jo çdo gjë do të mbyllej sepse Defrel shënoi në minutat shtesë, por VAR dalloi një faull ndaj Rrahmanit. 3 pikë të hedhura dëm për Napolin që sheh Milanin dhe Interin ti afrohen në klasifikim.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore