
Pas vaksinimit masiv, Anglia rikthen tifozët në stadiume
Ndërsa kryeministri britanik, Boris Johoson, shpalosi planin e rihapjes nga kufizimet e pandemisë, falë masave të reja “përfiton” edhe futbolli.
Prej datës 17 maj, stadiumet në Angli mund të mirëpresin sërish mbështetësit në shkallët e tyre. Lajmi u bë i ditur pikërisht nga kreu i qeverisë që përmes hapave të radhës që Mbretëria e Bashkuar ka marrë për daljen nga izolimi do të bëhet i mundur rikthimi i publikut në stadiume.
Kapaciteti që do të kenë impiantet është i njëjtë me atë të rikthimit të parë të tifozëve, në vjeshtën e vitit që lamë pas, rreth 25% ose ndryshe, mesatarisht deri në 10 mijë spektatorë në një ndeshje. Numri ekzakt i tyre ndryshon në varësi të madhësisë që ka secili stadium.
Megjithatë, përtej lajmit të mirë mbështetësit që do të kenë fatin të gjejnë një vend mes shkallëve, do të ndjekin vetëm një ndeshje të këtij sezoni pasi data e rikthimit përkon me javën e fundit të kampionatit.
Aksesi në stadium ndërkohë mund të vijë prej 15 majit në finalen e FA Cup. Kthimi i tifozëve në futboll pritet t’i hapë rrugën të njëjtës procedurë edhe me eventet e tjera sportive si Wimbledon në tenis apo Çmimit të madh të Silverstone në Formula 1.

E bujshme/ Skandali "Barcagate", arrestohet ish-Presidenti i Barcelonës
Historia e plotë >
Video/ Rikthehet Milan, Kessie e Rebiç mjaftojnë për të mposhtur Romën
Historia e plotë >

Video/ Inter mposht Genoan, sytë nga përballja Roma-Milan
Historia e plotë >


Kumbulla i gatshëm për Roma-Milan, Interi shpreson në një hap fals
Historia e plotë >
Super sfida Chelsea-United, formacionet dhe mungesat e dy ekipeve
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

