Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pas Messi-t, edhe Pique shpërthen ndaj Presidentit të Barcelonës: E turpshme ajo çfarë ka bërë

Pas Messi-t, edhe Pique shpërthen ndaj Presidentit të Barcelonës:

Pak përpara El Clasicos së parë të sezonit, mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka vendosur të kritikojë presidentin, Jose Maria Bartomeu, në një intervistë e cila u botua në edicionin e sotëm të së përditshmes katalanase La Vanguardia.

Pique tashmë ka shpërthyer dhe nuk ka kursyer aspak kritikat drejtuar Bartomeut, vetëm disa orë para El Clasicos ndaj Real Madrid.

“Është një turp absolut që klubi ka shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për të na kritikuar”, pohoi Pique duke iu referuar skandalit të njohur si ‘Barçagate’ ku klubi thuhet të ketë paguar një agjenci të mediave sociale për të krijuar profile false në internet që kritikojnë lojtarët si në të kaluarën ashtu edhe të tashmen.

Pique gjithashtu veçoi bashkëpunëtorin e Bartomeut, Jaume Masferrer (një nga drejtuesit që thuhet se qëndron pas iniciativës Barçagate).

“Ai është ende një punonjës klubi dhe kjo dhemb”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore