Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pas humbjes së turpshme, Roma "e merr veten" dhe ndalon “marshimin” e Napolit

Pas humbjes së turpshme, Roma "e merr veten" dhe ndalon

FUTBOLL - Pas turpërimit 6-1 në Norvegji, ishin të shumtë që mendonin se Napoli do ta kishte të lehtë me Romën e Mourinhos. Por në Olimpico u pa një ndeshje me raste të shumta, me dy trajnerët jashtë me karton të kuq, por pa gola.  

Pjesa e parë u interpretua më mirë nga Roma, e cila gaboi një gol me sulmuesin anglez Abraham. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë nga ana e Napolit, me një Osimhen  që tregon edhe një herë që është ai pasuesi i Lukakut si protagonisti i sulmit në Serie A.

Pikërisht nigeriani goditi shtyllën dhe pati raste të tjera, por porta e Romës mbeti e paprekur. Napoli mbetet në kryen e klasifikimit me Milanin, Roma në vendin e katërt me 16 pikë.

Kuqeziu Marash Kumbulla tek Roma ishte një nga të “dënuarit” nga transferta e Norvegjisë, me Mourinho që nuk e thirri as në stol, edhe pse pas ndeshjes nënvizoi se “ishte sinjal që duhej dhënë, nuk e fal atë performancë, por normalisht nuk ka asnjë kryq tek ato lojtarë”.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore