Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pas Asllanit, një tjetër shqiptar do veshë fanellën e Interit? Ja për kë bëhet fjalë!

Pas Asllanit, një tjetër shqiptar do veshë fanellën e

Samir Handanovic, portieri veteran i Interit, është pajtuar tashmë me idenë për të qenë “de facto” zëvendësi i André Onanës. Ai shmangu çdo polemike sa I përket zgjedhjes së Inzaghit për titullarin e portës.

Por, për sezonin e ardhshëm, portieri slloven mund të bëjë një tjetër zgjedhje. Kontrata e tij, në fakt, po skadon dhe nëse i vjen një ofertë nga një klub ku ka garanci për të luajtur, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Interi pas 11 vitesh.

Drejtuesit zikaltër janë në dijeni të këtij skenari të mundshëm dhe tashmë po lëvizin për të gjetur një zëvendësues të ri për Onanën. Për momentin po shqyrtohen tri profile, që e njohin kampionatin italian dhe do të kushtonin pak.

Alternativë është Alessio Cragno, i blerë verën e kaluar nga Monza, por, në fakt, gjithmonë ka qenë zgjedhje e dytë, pas Michele Di Gregorios. Kjo është arsyeja pse ai është i pakënaqur me situatën. Një tjetër ide të çon te Pierluigi Gollini, i cili nuk do të qëndrojë në Firence, ku është i huazuar, por nuk do të kthehet as në Bergamo, duke qenë se Gian Piero Gasperini ka bërë zgjedhje të tjera. Interi mund të përfitojë duke e marrë mbrojtësin ekstrem në pronësi të Atalantës.

Opsion, ndoshta edhe më reali, është edhe Etrit Berisha, portieri i Kombëtares Shqiptare, një ekspert mes shtyllave, i cili këtë vit, te Torino ka kaluar zgjedhje e dytë pas pas Vanja Milinkoviç-Savic. Edhe Berisha do të pranonte të ishte portier i dytë në një ekip të madh si Interi.

Tri ide në klubin zikaltër për të mos u kapur të papërgatitur nëse Handanovic nuk rinovon kontratën./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore