Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Partizani nuk surprizon/ Bazeli e mposht dhe e skualifikon nga Conference League

Partizani nuk surprizon/ Bazeli e mposht dhe e skualifikon nga Conference League

Kualifikimi dukej i pamundur pas ndeshjes së parë për Partizanin, por u vulos me fitoren tjetër të Bazelit.

Të kuqtë ndërprenë në raundin e dytë eksperiencën në Conference League.

Kryeqytetasit u mposhtën dhe në takimin e kthimit, 2-0 nga Bazeli, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit më të ri të UEFA-s me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Dy golashënuesit për Bazelin ishin Artur dhe Stoker, me nga një top në rrjetë për secilën pjesë

Stoker përfitoi nga një pakujdesi e Hoxhës, që la topin shumë pranë portës, me sulmuesin mik që tundi rrjetën me një diagonale tepër të bukur. Sulmuesi zvicerian ishte autor i dy golave nga tre në sfidën e parë.

Me fillimin e së dytës, ishte Artur ai që vulosi fatet e Partizanit, i cili krijoi shumë por gaboi në momentet finale, duke mos arritur të shënojë asnjë gol në dy takimet me gjigantin zvicerian.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore