Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Paratici mendon për Tottenhamin, synon afrimin e dy futbollistëve të Juves

Paratici mendon për Tottenhamin, synon afrimin e dy futbollistëve

Në pritje për t’u zyrtarizuar si drejtor teknik i Tottenhamit, Fabio Paratici ka nisur që tani të mendojë për klubin londinez dhe po liston në bllokun e tij emrat e futbollistëve që synon të afrojë gjatë sezonit të merkatos.

Çështja e parë për t’u zgjidhur është ajo e trajnerit dhe pas ndërprerjes së negociatave me Antonio Conten, “Spurs”-at kanë përqendruar vëmendjen te tekniku holandez i Ajaxit, Eric ten Hag, me të cilin bisedimet po shkojnë drejt finalizimit.

Sa i përket organikës, ëndrra e Paraticit është të marrë me vete në Londër sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, që vështirë se do të lëshohet nga Massimiliano Allegri, ndërsa në listën e ish drejtuesit bardhezi janë edhe Leonardo Bonucci e Dejan Kulusevski.

Mbrojtësi nuk shihet si i pazëvendësueshëm nga Allegri, pasi të dy kanë pasur edhe probleme disa vite më parë, ndërsa Tottenham është i interesuar të afrojë një futbollist me eksperiencë në repartin e prapavijës.

Sa i përket Kulusevskit, ka qenë pikërisht Paratici ai që ka bërë gjithçka për ta marrë te Juventusi një vit e gjysmë më parë kur shkëlqente me Parmën, por eksperienca e suedezit te bardhezinjtë nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive.

Allegri dëshiron t’i japë edhe një shans këtë sezon, me një tjetër skemë në fushën e lojës, megjithatë situata ekonomike aspak e mirë te Juventusi, mund të bëjë që bardhezinjtë të mirëpresin ofertat në drejtim të tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore