Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Pamjet e turpit/ Stadium i ri e zakone të vjetra, 250 stola u shkulën gjatë derbit Tirana-Partizani (VIDEO)

Pamjet e turpit/ Stadium i ri e zakone të vjetra, 250 stola u shkulën

Nuk mjaftoi as stadiumi i ri i standarteve europiane që tifozët shqiptarë të ndërrojnë sjellje.

Atmosfera e krijuar nga tifozët në “Air Albania” gjatë derbit të kryeqytetit ishte elektrizuese, por dhe këtë herë, ashtu siç ndodhi në sfidën me Poloninë, nuk mungoi dhuna.

Disa tifozë të Partizanit u kapën duke thyer stola dhe duke plagosur punonjës të stadiumit.

FSHF sëbashku me klubin e Tiranës, Partizanit dhe Policinë e Shtetit janë duke punuar për arrestimin e individëve të filmuar, për ti nxjerrë përpara ligjit. Ashtu si në ndeshjen me Poloninë, shumica e tifozëve ishin korrekt por vetëm disa individë njollosën ndeshjen.

Mësohet se tifozët e Partizanit kanë qënë atë që kanë shkaktuar edhe më shumë probleme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore