Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Ofertë e parezitueshme e PSG për Messin, “dridhet” Barça!

Ofertë e parezitueshme e PSG për Messin, “dridhet”

Paris Saint Germain tremb Barcelonën. Edhe kjo verë parashikohet shumë e nxehtë për klubin blaugrana pasi në lojë do të jetë sërish e ardhmja e Lionel Messit.

Atëherë kur ylli argjentinas dukej shumë afër rinovimit me Barçën, ndryshe nga një vit më parë kur bëri kërkesë për t’u larguar, në drejtim të Messit ka mbrritur një ofertë e parezistueshme nga Paris Saint Germain e cila mund të tundojë 6-herë fituesin e Topit të Artë për të lënë Barcelonën.

Pavarsisht se ka lënë të kuptohet se do të rinovojë me katalanasit i bindur edhe nga projekti i presidentit të ri Joan Laporta, 33-vjeçari gjatë kësaj periudhe ka nguruar të hedhë firmën mbi kontratën e re, duke shtyrë gjithçka për në fund të sezonit, por kur të përfundojë kampionati gjërat mund të ndryshojë dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë që Leo të zgjedhë largimin.

Nëse verën e kaluar favorit kryesor për të firmosur me argjentinasin ishte Manchester City këtë vit në pole qëndron Paris Saint Germain. Lajmin për një ofertë të parezistueshme të klubit parizien për Messin e ka zbuluar gazetari brazilian Marcelo Bechler i njëjti që ka bërë të ditur i pari kalimin e Neymar te PSG por edhe burofax-in që Messi i kërkonte largimin Barcelonës.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 6-herë fituesit të Topit të Artë, por te PSG shpresojnë shumë që të bashkojnë sërish Neymar me Messin në të njëjtën skuadër, këtë herë për të luajtur në Parc des Princes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore