
OFERTA/ Një milion dollarë për pelerinën që i dhanë Messit, pasi fitoi Kupën e Botës!...
Në prezantimin e trofeut të Kupës së Botës, pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në finale, Lionel Messit iu ofrua një pelerinë tradicionale arabe, që vishet në raste të rëndësishme, që simbolizon nderin dhe respektin.
Messi e lejoi Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani t’i hidhte mantelin mbi supe përpara se t'i merrte trofeun e Kupës së Botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe ta ngrinte atë përpara pjesës tjetër të shokëve të tij të skuadrës.
Tani, Ahmed Al Barwani, një avokat nga Omani, i ka ofruar ‘Pleshtit’ deri në një million dollarë për tunikën e përmendur. "Miku im Messi, të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj një milion dollarë për të ma dhënë atë bisht,"- i ka shkruar ai shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” përmes Twitter.
Në një intervistë për ‘The National’, avokati shprehu krenarinë e tij që e pa botën arabe të ekspozuar kaq pozitivisht: "Ky turne ka qenë një burim krenarie dhe ka nxjerrë në pah fakte të rëndësishme, për faktin se ne nuk e kemi harruar Palestinën dhe se arabët janë të bashkuar."
Për çfarë e do bishtin? Juristi në fjalë dëshiron ta ketë këtë veshje, por jo ta veshë: “Do të shfaqet për të përkujtuar këtë moment krenarie dhe për të na ndihmuar që ta rijetojmë atë. Dhe gjithashtu, për të na kujtuar, se ne mund të bëjmë gjithçka. Isha në stadium për të dëshmuar live momentin në të cilin emiri i Katarit i dha pelerinën Messit”,- thotë Al Barwani. Për momentin argjentinasi nuk i ka dhënë asnjë lloj përgjigje ...


Zhbllokohet finalja e Champions, Rodri "çon në qiell" Manchester City
Historia e plotë >
Mbyllet pjesa e parë mes Inter dhe City, anglezët humbasin De Bruyne
Historia e plotë >
Finalja e madhe e Champions League, dalin formacionet e skuadrave
Historia e plotë >
Finalja e Champions League, Çalhanoglu: Do të japim shpirtin në fushë
Historia e plotë >
Gjobë e "majme" dhe ndeshje pa tifozë/ UEFA dënon Serbinë, ja arsyeja
Historia e plotë >
ARSYET/ Ja përse Leo Messi vendosi që të mos rikthehej tek Barcelona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet




EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >