Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që thyen tabu në Shqipëri (FOTO)

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Më 6 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës nisi diçka që askush nuk e kishte imagjinuar se do të merrte përmasa të mëdha. U krijua ekipi i parë i futbollit të femrave me emrin “Juban Danja”.

Edhe sot pas 15-vitesh, të mbledhësh rastësisht 12 vajza e gra dhe t’i vësh të luajnë futboll, duket ndonjëherë një çmenduri. Imagjino si ishte në atë kohë, kur vajzat nuk mund të vishnin të shkurtra, e jo më të luanin futboll.

Por kjo ndodhi në një fshat pranë qytetit të Shkodrës dhe merita është e një njeriu i cili përveç profesionit të tij të mjekësisë, ka patur një pasion të jashtëzakonshëm edhe për sportin.

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, presidenti Ferdinand Jaku, i cili nuk ka qenë asnjëherë futbollist profesionit, por vetëm një ndjekës i rregullit i tij dhe i Vllaznisë. Së bashku me Ferdinandin ishin edhe 3 vajza futbolliste që treguan se si nisi gjithçka dhe a ishin prindërit dakord që t’i hynin kësaj rruge.

Presidenti i “Juban Danja” tregoi se gjithçka ka nisur në vitin 2004 kur ndërtoi një kalçeto dhe u organizuan edhe pjesëtarët e familjes. “Pashë që femrat e gjuanin topin më fort se unë dhe thashë pse mos të krijoja një skuadër. Ka qenë bashkëshortja ajo që më ka mbështetur shumë. Ka patur nga ata njerëz skeptikë dhe paragjykues. Por ditën që bëmë ndeshjen e parë kanë qenë rreth 200-300 shikues. Njerëzit ishin shumë kuriozë. Vështirësi për të dalë me të shkurtra ishte e madhe, por gruaja ime ishte e para që mori guximin. Kisha njerëz të afërm që më ndihmuan. Tashmë edhe ata ndihen mirë se janë pjesë e një nisje të tillë”, tregoi Ferdinandi.

Ndërkohë një nga vajzat e pranishme në studio, Klaudia, u shpreh se prindërit nuk kanë qenë dakord që ajo të niste të merrej me futboll. Ajo vinte nga një fshat i Shkodrës, Rranza, dhe njerëzit do ta paragjykonin.

Ndërsa Klaudia tregoi se prindërit kanë qenë mbështetja e saj kryesore. “Më thanë që të ndiqja ëndrrën time. Babai është tifozi im më i madh, ndjek çdo ndeshje timen”, shtoi ajo.

Ndërsa Paola, e cila është edhe vajza e Ferdinandit, tregoi se për të nuk ka qenë aspak e vështirë. “Nuk ka qenë aspak e vështirë duke qenë se babai është presindeti. Madje edhe mami ka luajtur më para, pastaj motra e madhe dhe e fundit jam unë”, tha ajo duke qeshur.

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Nuk vishnin të shkurtra, por tani janë futbolliste, vajzat që

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore