Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk përmbahet Ibrahimovic: Në këto nivele do luaj deri në 50 vjeç

Nuk përmbahet Ibrahimovic: Në këto nivele do luaj deri në 50

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur edhe pse së shpejti ai do festojë 39-vjetorin e lindjes.

Ai madje befason me deklaratat e tij.Paraqitja që ka treguar me Milanin i kalon pritshmëritë teksa ka shënuar 9 gola në kampionat dhe një në Kupën e Italisë deri tani.

Tifozët e kuqezinjve presin rinovimin, ndërsa Ibra lëshon “perlën” e radhës në rrjetet sociale. Bomberi i Milanit ka postuar një foto ku shfaqet i moshuar.

"Mund të luaj në këto nivele deri në moshën 50-vjeçare. Jam dakord me Zlatanin“, shkruan “gjiganti” i sulmit sipër fotos.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore