Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk ndalet Sergio Ramos, shënon sërish dhe i dhuron fitoren e vështirë Realit (VIDEO)

Nuk ndalet Sergio Ramos, shënon sërish dhe i dhuron fitoren e

Pas kësaj fitoreje ndaj Bilbaos, Real Madrid është një hap më afër titullit kampion në Spanjë.

Ishte sërish kapiteni Sergio Ramos, që duket se tashmë shënon në çdo ndeshje, pavarësisht pozicionit qendër-mbrojtës.

Edhe pse me një lojë të thatë, ekipi i Zidane mundi që falë një penalltie të kalonte në avantazh dhe të fitonte ndeshjen me rezultat minimal. 

Marcelo e fitoi penallti që u kthye në gol nga Sergio Ramos. Kapiteni shënoi penalltinë e 22 radhazi në kampionatin spanjoll.

Reali fiton një transfertë të vështirë dhe vendos një dorë te titulli. La Liga do dhe 4 javë të mbyllet dhe kundërshtarët e madrilenëve janë krejtësisht të kalueshëm sepse do të përballen me Alaves, Granada, Villarreal dhe Leganes. Momentalisht, “Los Blancos” kanë 7 pikë diferencë nga Barca në pritje të sfidës së katalanasve.

Madrilenët janë shtatë pikë larg Barcelonës. Ata shpresojnë në hap fals të katalanasve në përballjen me Villarealin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore