Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk ndalet Ronaldo/ I dhuron fitoren Juventus-it dhe vendos një rekord të ri (Video)

Nuk ndalet Ronaldo/ I dhuron fitoren Juventus-it dhe vendos një rekord

Juventus është kthyer te fitorja në kampionat pasi ka mundur 2-0 Cagliari-n në javën e tetë.

Heroi i ndeshjes për bardhezinjtë, si zakonisht, ka qenë Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka qenë autori i të dy golave të Zonjës të realizuar në minutën e 38-të dhe 42-të të pjesës së parë.

Përveçse i ka dhuruar tri pikët ekipit, CR7 ka vendosur një rekord tjetër duke u bërë lojtari i parë në historinë e Juventus-it që ka shënuar gol në pesë ndeshjet e para të sezonit të luajtura në kampionat në epokën e tri pikëve për fitore (nga 1994/95).

Cagliari ka ngushtuar diferencat në minutën e 69-të, por goli i Klavan është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Juventus është ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 16 pikë, vetëm një më pak se Milan-i kryesues që do të luajë nesër në fushën e Napoli-t, ndërsa Cagliari është në vendin e 11-të me 10 pikë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore