Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk kanë fund sukseset për CR7, emri i Ronaldos futet sërish në histori

Nuk kanë fund sukseset për CR7, emri i Ronaldos futet sërish

Mbrëmja e djeshme bëri që Cristiano Ronaldo të hyjë në histori. Suedia është kombëtarja, ndaj së cilës kampioni i Juventusit ka shënuar edhe një gol tjetër. Ama, ky ishte gol jubilar, i 100-ti me fanellën e Portugalisë.

Ronaldo e realizoi atë në fund të pjesës së parë të një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të grupeve të Ligës së Kombeve. Një perlë e vërtetë, që erdhi nga goditja e lire dhe distance e konsiderueshme. Goditje perfekte me këmbë të djathtë e yllit luzitan dhe CR7 kalon në shifra të trefishta. Më mirë tashmë mund ta quajmë CR100…, me kombëtaren.

Këtë gol, Ronaldo e ndiqte prej një kohe të gjatë. Prej gati një viti, për të qenë të saktë, duke marrë parasysh edhe ndalesën e futbollit prej pandemisë së Covid-19. Sulmuesi i Juventusit kishte shënuar golin e 99-të në nëntor 2019, në Luksemburg, pa qenë në gjendje të bëhej “një shekull” deri mbrëmë. Ai e arriti këtë stacion të jashtëzakonshëm të martën mbrëma, në Solna.

Jo vetëm kaq: pas golit me numrin 100, Ronaldo gjithashtu hënoi të 101-tin në pjesën e dytë, me një të djathtë të hidhur nga jashtë zonës. Dopietë dhe “100” jo vetëm e arriti, por edhe e tejkaloi.

Në Suedi, Cristiano Ronaldo është bërë kështu lojtari i dytë në historinë e futbollit, që shënon të paktën 100 gola me ekipin e tij kombëtar. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore