Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk ishte humbja në Champions/ Ja arsyeja e vërtetë përse Chelsea largoi Tuchel: E dashura 14 vjet më e re...

Nuk ishte humbja në Champions/ Ja arsyeja e vërtetë përse

Klubi londinez i futbollit njoftoi ditën e sotme se kishte ndërprerë kontratën me trajnerin francez Tomas Tuchel, vetëm një ditë pas humbjes së parë në Champions League kundër Dinamo Zegrebit.

Por teksa kjo u humbje u përdor si arsye për largimin e lojtarit, duket se vërteta nuk ëhstë kështu. Mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se në fakt, shkaku i vërtetë i largimit të Tuchel nga blutë e Londrës është jeta e tij personale dhe problemet me të cilat ai po përballet së fundmi.

Pak muaj më parë ai njoftoi divorcin nga bashkëshortja e tij, Sissi, ndërsa vetëm një javë më pas, 49-vjeçari u shfaq nën shoqërinë e një vajze të re 35-vjeçare, e cila është e dashura e tij.

Këto ngjarje nuk i kanë shpëtuar lojtarëve të skuadrës, të cilët thuhet se kishin filluar të flisnin mbrapa krahëve për trajnerin e tyre, e po ashtu të talleshin me të duke treguar një mungesë respekti.

Drejtuesit duket se e kanë vënë re situatën në dhomat e zhveshjes dhe kanë gjetur zgjidhje për të mos rrezikuar më humb sezonin, duke larguar teknikun.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore