Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk ishte aspak Botërori i tij, Ronaldo renditet në krye të formacionit të “dështakëve” të Katar 2022

Nuk ishte aspak Botërori i tij, Ronaldo renditet në krye të

Para se të fillonte Kupa e Botës Katar 2022, Cristiano Ronaldo u mendua se do të ishte deçiziv me Portugalinë e tij, ku luzitanët shiheshin edhe si favoritë.

Por, nuk ndodhi kështu dhe ky Botëror ishte për t’u harruar për Cristiano Ronaldon, dhe në fakt, i fundit. Tekniku i kombëtares së luzitanëve, Santos, e aktivizoi vetëm tre herë si titullar në grupe yllin portugez, ndërsa dy ndeshjet me eliminim direkt ai e ka nisur nga stoli dhe ka shënuar vetëm një gol.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rivalin e tij Leo Messi, ku ylli argjentinas ngriti në qiell trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij me Argjentinën, Kupën e Botës, ku shënoi 7 gola dhe asistoi 3 herë.

Platforma e njohur e botës së sportit, “Sofascore”, ka përfshirë Cristiano Ronaldon në formacionin më të dobët të Kupës së Botës 2022.

Gjithashtu, brenda këtij formacioni mund të ishin pa frikë edhe dy lojtarët dhe trajneri i Serbisë.

Formacioni me lojtarët më të dobët të turneut më të famshëm

Mendy (Senegal); Dest (SHBA), Glik (Poloni), Diallo (Senegal), Bereszynski (Poloni); Leckie (Australi), Hwang (Kore e Jugut), Irvine (Australi), Vargas (Zvicër); Ronaldo (Portugali) dhe Martinez (Argjentinë).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore