Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk i jep nga pasuria $400mln/ Shaquille O’Neal zbulon se çfarë thonë fëmijët e tij për këtë

Nuk i jep nga pasuria $400mln/ Shaquille O’Neal zbulon se

Megjithëse babai i tyre mund të ketë një pasuri $400 milionë, fëmijët e Shaquille O’Neal bëjnë mirë të mos presin të falura prej tij.

Ish-ylli i kampionatit amerikan të basketbollit NBA , është i vendosur që fëmijët të fitojnë vetë jetesën e tyre dhe jo të varen nga ai për ndihmë.

Dhe megjithëse ata ‘nuk e kuptojnë këtë arsyetim’, Shaquille është i bindur se kjo është për të mirën e tyre.

O’Neal është baba i gjashtë fëmijëve, i Myles, 25 vjeç, Shareef, 23, Amirah, 21, Shaqir, 19 dhe 16 vjeçares Me’arah, me ish-gruan Shauni.

Ai ka gjithashtu bijën 26 vjeçare Taahirah, me Arnetta Yardbourgh.

Por tashmë asnjëra prej tyre nuk pret nga milionat e babait.

Në një intervistë të fundit në 2021, Shaquille tha: “Fëmijët e mi janë më të rritur tani. Ata janë pak të mërzitur me mua, jo tamam të mërzitur, por nuk e kuptojnë”.

“Unë i kam thënë se duhet të diplomohen dhe më pas nëse duan që unë të investoj në projektet apo kompanitë e tyre duhet të më bindin me prezantim. Unë nuk i fal njeriu para”.

Ai shtoi më tej: “Ka një rregull: arsimimi. Nuk dua t’ia di nëse merreni me basketboll apo gjë tjetër. Kam gjashtë fëmijë, dua që ndonjëri të jetë doktor, dikush financier, farmacist ose avokat, dikush tjetër të ketë biznese. Por nuk do t’i fal gjë atyre, ata duhet t’i fitojnë vetë”.

Një nga arsyet që Shaq nuk shpërndan pasurinë e tij është refuzimi i famës. Në një intervistë ai ka thënë: “Këta të famshmit sot janë çmendur dhe unë nuk dua të jem asnjë prej tyre.”

“Këta njerëz janë të çmendur nga mënyra si i trajtojnë njerëzit, me ato që bëjnë e me ato që thonë”, shton O’neil.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore