Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk është Real Madrid, një tjetër klub tundon francezin Kylian Mbappe

Nuk është Real Madrid, një tjetër klub tundon francezin

Superylli i PSG, Kylian Mbappe, duket se  tundohet nga perspektiva e një transferimi te Liverpool. Të paktën kështu shkruan sot “Le Parisien”, një gazeta shumë pranë klubit të kryeqytetit francez.

Kampioni i botës më 2018 me “gjelat” është një admirues i madh i stilit të lojës së Jurgen Klopp dhe “Reds”, ndaj mund të jetë i hapur për një kalim në “Anfield”, verën e ardhshme.

Real Madridi, gjithashtu, ka qenë i lidhur shumë me Mbappe, i cili ka akoma dy vite kontratë në marrëveshjen aktuale me PSG. Futbollisti i talentuar transaplin e ka njoftuar klubin parizien se nuk do të rinovojë, duke lënë të kuptohet objektivin për të ndërruar mjedis.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore