Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

"Nuk e di fare çfarë ndeshje ke parë ti, por..."/ Muller-it i 'ikën mendja' nga humbja dhe kapet me gazetaren

"Nuk e di fare çfarë ndeshje ke parë ti, por..."/

Thomas Muller e sheh ndryshe humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë, me shifrat 1-2.

Sulmuesi i Panzerave shprehet pas takimit të Botërorit se ekipi dominoi për një pjesë të mirë të ndeshjes dhe se skuadra nuk i la në dorë asgjë fatit.

“Nuk e di cilën ndeshje e keni parë por mendoj se ne dominuam për 75 minuta, pastaj ishte e qartë se nuk ishim në gjendje ta kontrollonim dhe pranuam dy gola, por bëmë një lojë të mirë, intensive dhe nuk i lamë asgjë fatit” – Tha Muller duke u zënë me gazetaren.

Gjermania ka debutuar me humbje edhe në Botërorin e Katarit, duke u mundur 1-2 nga Japonia.
Skuadra e Hansi Flick ushtroi presion dhe pas disa rasteve të mira, përfitoi një penallti, pasi shte portieri japonez që ndërhyri në mënyrë të gabuar.



Nga pika e bardhë Gundogan nuk fali dhe 1-0 në minutën e 33-të. Gjermania nuk uli ritmin edhe në pjesën e dytë, pati shumë mundësi shënimi, por është Japonia që barazon në 75’ me Doan.

Tetë minuta më pas Asano shënon golin e dytë për japonezët. Duket se fati i keq i botërorit të fundit po e ndjek sërish këtë kombëtare, teksa në 2018 u eleminua pikërisht nga një aziatike, Koreja e Jugut. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore