Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nuk do ta besoni/ Arsyeja prekëse pse Mancini zëvendësoi portierët në minutën e fundit të ndeshjes

Nuk do ta besoni/ Arsyeja prekëse pse Mancini zëvendësoi

Italia ka marrë edhe fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Kampionatin Evropian.

Azzurët kanë dalë nga Grupi A si lider me pikë maksimale, pasi mposhtën Turqinë (3-0), Zvicrën (3-0) dhe Uellsin ditën e djeshme (1-0). Por ajo që befasoi të gjithë ditën e djeshme ishte zëvendësimi i portierit në minutën e 89-të.

Tekniku italian largoi nga loja portierin titullar, Gianluigi Donnarumma dhe futi në ndeshje Salvatore Sirigun që është portieri i dytë i Italisë. Të gjithë u befasuan me këtë zëvendësim në fund të ndeshjes, por trajneri Roberto Mancini kishte një arsye të fortë pse e bëri atë.

Trajneri aktual i Italisë ishte pjesë e Kombëtares italiane në botërorin e vitit 1990 kur Azzurët dolën në vendin e tretë. Në atë kampionat, ishte pikërisht Mancini lojtari i vetëm që nuk luajti asnjë minutë për Italinë.

Prandaj Mancini nuk dëshiron që t’i lërë futbollistët e grumbulluar pa luajtur së paku një minutë në Evropian. Tani te Italia në tri ndeshjet e para kanë luajtur 25 futbollistë dhe vetëm njëri nga ta ende nuk ka shijuar minutat. I vetmi që nuk ka luajtur ende asnjë minutë është portieri i tretë Alex Meret.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore