Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një tjetër klub anglez kërkon Muriqin, Lazio e largon me një kusht

Një tjetër klub anglez kërkon Muriqin, Lazio e largon me një

Vedat Muriqi pritet të transferohet në futbollin anglez. Sulmuesi dardan nuk po arrin të lërë shenjën e tij te Lazio, trajneri Maurizio Sarri nuk e ka në planet e tij dhe klubi italian po tenton të përfitojë sa më shumë nga shitja e lojtarit nga Prizreni.

Ditë më parë pati interesim nga Hull City dhe Leeds United, ndërsa tani 27-vjeçarin e do West Bromwich Albion, që renditet në vendin e katërt në Championship dhe po lufton për t’u rikthyer në Premier League.

Lazio ka dhënë “ok”-in për këtë transferim, por kërkon që në akordin e huazimit të shtohet klauzola e detyrimit të blerjes së sulmuesit nga klubi anglez në fund të sezonit për një shumë që nuk është përcaktuar ende.

WBA po insiston për të siguruar shërbimet e Muriqit, me këtë të fundit që ka vendosur të largohet nga Italia, dhe do të udhëtojë drejt ishullit për të arritur marrëveshjen me ekipin e ri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore