Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një serb shpallet “mbreti” i NBA

Një serb shpallet “mbreti” i NBA

Nikola Jokiç, 26 vjeçari serb u shpall të martën lojtari më i mirë i NBA-së. Jokic, i lindur në Sombor në Serbinë veriperëndimore ka qenë kandidat për çmimin më prestigjioz nga NBA që nga fillimi i sezonit për shkak të paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme.

Lojtari i Denver Nuggets është vetëm europiani i tretë pas gjermanit Dirk Novitzki dhe grekut Giannis Antetokounmpo që fiton çmimin e bujshëm dhe vetëm i gjashti jo amerikan.

. "Të jem i sinqertë, unë as që kam menduar të jem në NBA", tha Jokiç pasi fitoi çmimin.

“Qëllimi im kur fillova të luaja basketboll në shtëpi ishte të luaja në EuroLeague sepse kjo ishte liga më e afërt dhe më e lartë me vendin tim. Unë munda të luaja në disa klube të mëdha në Serbi dhe të ngjitem lart. Por pastaj Denver Nuggets më tërhoqi dhe ishte një mundësi për mua që të bëhesha një lojtar i NBA”tha ai.,

Këtë sezon Jokiç, i cili ende po luan gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore me Denver shënoi mesatarisht për ndeshje 26.4 pikë, kishte 10.8 kërcime dhe 8.3 asistime për ndeshje.

Superylli i NBA njihet në mesin e basketbollistëve të tjerë në kampionat për përulësinë e thjeshtësinë e tij, shpesh duke bërë shaka në publik. Jokiç gjithashtu ka folur hapur për problemet e tij me peshën që nga fillimi i karrierës së tij, aq sa ka menduar edhe lënien e këtij sporti.

Para Denverit, Jokiç, pseudonimi i të cilit është "Joker", ka luajtur në Serbi për klubin e basketbollit Mega Vizura me qendër në Beograd. Ai ishte gjithashtu një anëtar i ekipit kombëtar serb të basketbollit U-19 që fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror FIBA 2013.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore