Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një muaj larg fushës, shtohen misteret për gardianin kuqezi

Një muaj larg fushës, shtohen misteret për gardianin kuqezi

Në Itali mediat po shkrujanë se janë shtuar misteret mbi mungesën e gjatë të portierit të Lazios, Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi u infektua nga Covid dhe se prej një muaji nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje si me kombëtaren shqiptare, ashtu edhe me ekipin lacial.

Gjendja e tij, sipas mediave italiane, është kthyer në shqetësim pasi prej 26 ditësh për gardianin kuqezi nuk ka asnjë informacion, më saktë ka informacione kontradiktore. Në seancën e fundit stërvitore me grupin u bashkua edhe Lukas Levia, i cili pas testeve të radhës ka rezultuar negativ.

Praktikisht kontrolleve do t'i jetë nënshtruar edhe Strakosha por portieri i Lazios nuk dukej gjëkundi. Strakosha vijon të jetë i izoluar, i prekur nga COVID-19, nuk zbret në fushë që nga sfida kundër B.Dortmund në Champions League. Mungesa e tij shqetëson jo pak trajnerin Inzaghi por dhe Edy Reja, një muaj pa asnjë aktivitet fizik është shumë ndërsa rikthimi i tij duhet ende larg.

Një muaj larg fushës, shtohen misteret për gardianin kuqezi

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore