Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një mbrojtës shmang turpërimin e Barcelonës

Një mbrojtës shmang turpërimin e Barcelonës

Barcelona shpëtoi nga turpërimi në fund të takimit ndaj Granadas dhe ishte mbrojtësi Araujo ai që shmangu një humbje të sikletshme për skuadrën e Koeman.

Granada shënoi që në minutën e dytë të takimit me Duarten, ndërsa 88 minuta lojë nuk i mjaftuan Barcelonës që të barazonte.

Volumi i lojës dhe rastet për të shënuar nuk munguan, por ato nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit katalanas. Sulmim me Coutinho, Depay në qendër dhe Demir në krahun e djathtë ishte inekzistent.

Për të shmangur turpërimin mendoi mbrojtësi Araujo në minutën e 90-të, kur barazoi shifrat në 1-1.

Një humbje në këtë takim ndoshta do të kishte larguar nga stoli Koeman. Vendi i tij është lëkundur pas humbjes 0-3 ndaj Bayern në Champions dhe startit të dobët në kampionat, ku Barcelona ndodhet në vendin e shtatë me 8 pikë, pas 2 fitoreve dhe 2 barazimeve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore