Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një karrierë plot lavdi, Marcelo Lippi heq dorë nga puna si trajner

Një karrierë plot lavdi, Marcelo Lippi heq dorë nga puna si

Ish-trajneri fitues i Italisë, Juventusit dhe Kupës së Botës Marcello Lippi tha se ka hequr dorë nga menaxhimi i ekipeve.

Lippi ka qenë pa punë që kur dha dorëheqjen si trajner i Kinës në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk mundi të kualifikonte ekipin në një disfate kualifikuese të Kupën e Botës 2022, pas distfatës ndaj Sirisë.

Detyra e tij e dytë në krye të ekipit kombëtar kinez zgjati vetëm gjashtë muaj.

72-vjeçari ka korrur shumë fitore me Italinë, gjigantët e Serie A Juventus dhe ekipin kinez Guangzhou Evergrande por ai nuk do t'i kthehet më trajnimit të ekipeve.

"Unë përfundimisht kam hequr dorë nga trajnimi" tha Lippi për Radio Sportiva. 

"Ndoshta mund të jem i dobishëm në role të tjera, le të shohim. Por asgjë deri në pranverë."

Pas menaxhimit të Atalantas dhe Napolit, Lippi mori drejtimin e Juventusit në 1994 - duke udhëhequr Bianconerët në tre tituj të Serisë A dhe trofeun e fundit të Ligës së Kampionëve të klubit në 1995-96.

Pasi u largua nga Juventusi në 2004, Lippi ndihmoi Italinë në lavdinë e Kupës së Botës në 2006 dhe ai u emërua përsëri nga Azzurrët në 2008.

Në Kinë, Lippi u bashkua me Guangzhou Evergrande në 2012 dhe fitoi tre tituj të Superligës Kineze dhe trofeun e Ligës së Kampionëve AFC, e më pas Kupën FA të Kinës dhe Super Kupën FA të Kinës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore