Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një grusht gjatë ndeshjes e futi 10 ditë në koma/ Humb jetën tragjikisht boksieri 26-vjeçar (FOTO)

Një grusht gjatë ndeshjes e futi 10 ditë në koma/ Humb

Boksieri rus Arrest Sahakyan ka ndërruar jetë tragjikisht 10 ditë pasi ra në koma pas një nokauti në një ndeshje në Boxing Day.

Sahakyan - i cili ishte vetëm 26 vjeç - u përball me patriotin e tij rus Igor Semernin, i cili fitoi ndeshjen me një nokaut - që në fakt dëshmoi të ishte fatal.

Luftëtari armeno-rus pësoi ënjtje në tru dhe më pas u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni.

Sahakyan më pas u vendos në koma për 10 ditë, përpara se të shpallej tragjikisht i vdekur.

Gjatë karrierës së tij profesionale, boksieri luftoi nëntë herë, duke fituar gjashtë nga këto ndeshje.

Fitorja e tij e fundit ndodhi në shtator të vitit të kaluar ndaj Khusan Yuldashev, falë një nokauti teknik në vendin e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore