Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Një ditë para derbit/ Tifozët e Real Madrid dhe Atletico përplasje të dhunshme, 10 kundër 10...

Një ditë para derbit/ Tifozët e Real Madrid dhe Atletico

Derbi i kryeqytetit spanjoll, mes Real Madrid dhe Atletico Madrid është gjithmonë një ndeshje e luftuar si në fushë, por dhe jashtë  saj.

Dy tifozeritë ultras të skuadrave njihen për rivalitetin e tyre të madh, me “Los Blancos” që janë elita e Madridit, dhe ata të Ateltico që njihen si njerëzit e periferisë.

Pikërisht këtë fundjave, dy gjigantët spanjollë do matin forcat në Wanda Metropolitano, dhe tifozët janë të përgatitur tashmë.

Prestigjozia spanjolle Marca raporton se tifozët kanë organizuar një sherr në një zonë të paidentifikuar ende, ku do të përballen 10 kundër 10. Përkatësisht, 10 tifozë të secilës skuadër do të ndeshen fizikisht. I njëjti organizim ka ndodhur dhe në vitin 2021, ku 15 persona u arrestuan.

Sipas raportimeve, policia ende po punon për të zbuluar vendnodhjen e përcaktuar nga tifozët për të parandaluar sherrin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore