Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nis "lufta" për Brojën, shpallet “Mbreti i ndeshjes”, Chelsea e konfirmon për të ardhmen

Nis "lufta" për Brojën, shpallet “Mbreti i

Armando Broja po shkëlqen me Shenjtorët e Southampton dhe me pesë golat e tij të shënuara në 16 ndeshjet e Premier League është lojtari më i ri që ka arritur deri më tani në këto shifra. 

Vlerësimeve të shumta për talentin kuqezi i është shtuar dhe ai i “Mbretit të ndeshjes”.

Shkëlqimi i Brojës ka shkaktuar një "luftë" mes Southampton dhe Chelsea, për faktin se lojtari kuqezi është i bluve të londrës dhe është dhënë në formë huazimi te Shenjtorët.

Trajneri i bluve të Londërs, Thomas Tuchel e ka parë nga afër, sulmuesin shqiptarë, ku ky i fundit i aktivizuar në miqësore me Chelsea ka arritur të dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke i dërguar Tuchel një sinjal, që ai është një lojtar që premton gola.

Në mungesë të minutave te blutë e Londrës, Broja vendosi të huazohej te Southampton, një lëvizje kjo që rezultoi e suksesshme sepse 20-vjeçari bëri gjithë Premier Leaguen por jo vetëm, të fliste për të.

Por çfarë do të ndodhë me Brojën, cila do të jetë skuadra e tij sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që ka çdo tifoz. Përgjigjjen e kësaj pyetje ka menduar ta japë një pjesëtar i klubit të Chelsea, Simon Philips, ka treguar se çfarë po ndodh pas shpërthimit të shqiptarit.

 “Tuchel ka qenë i impresionuar me Brojën edhe në para sezonin e tij në verë. Tashmë trajneri dhe klubi kanë biseduar dhe duan ta sjellin gjatë verës sërish në skuadër, në varësi të rrethanave”, ka thënë Philips.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore