Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Nga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit e zhveshja e Asllanit/ Çfarë nuk u pa nga përballja e tifozëve me lojtarët e kombëtares (VIDEO)

Nga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit e

Shqipëria barazoi mbrëmjen e djeshme me Islandën, në ndeshjen e fundit për kompeticionin Nations League për këtë sezon, duke shtuar një tjetër rekord negativ në skuadrën e trajnerit italian Edi Reja.

E pozicionuar në një grup “luksi”, kombëtarja jonë  shihej si favorite për të kryesuar. Izraeli dhe Islanda shiheshin si ekipe “modeste” para kuqezinjve tanë, ndërsa e vetmja skuadër që mund të na prishte punë, Rusia, u përjashtua nga FIFA, duke na e lënë rrugën e lirë.

Por sërish, kombëtarja jonë u rendit e fundit, duke marrë vetëm barazime dhe humbje me këto skuadra që në letër ishin të lehta.

Megjithatë, nëse nga ndeshja e djeshme do veçonim diçka, ishin tifozët, pikërisht “lojtari i 12” që kombëtares sonë nuk i ka munguar asnjëherë. Kështu ndodhi dhe dje, ku pavarësisht shiut, deri në fund ata i dhanë lojtarëve një mbështetje të pakushtëzuar, duke dhuruar dhe spektakël  në tribunë.

Por duket se dhe durimi e ka një fund. Ai gol i pësuar në minutën e 97 të ndeshjes duket se dhembi shumë, ashtu si shumë të tjerë të pësuar në minutën e fundit nga kombëtarja.

Si mos mjaftonte goli i shënuar në fund, portieri i Islandës provokon duke hequr fanellën dhe duke u thene tifozëve shqiptarë nëse e donin, së bashku me dorezat e tij. 

Nga ana tjetër, teksa lojtarët, e drejtuar nga Etrit Berisha iu drejtuan tribunave për t’i falënderuar tifozët, këta të fundit i pritën me vërshëllima.

Nga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit e
Për të kuptuar se sa e rëndë ishte situata, mjafton të përmendim një incident. Myrto Uzuni u hedh fanellën e tij, por nëse në një moment tjetër do bëhej “luftë” se kush do arrite ta merrte, dje ajo fanellë iu kthye mbrapsht lojtarit, plot dy herë.


Megjithatë, lojtarët e kuptuan seriozitetin e situatës dhe kjo shfaqej qartë në fytyrat e tyre.

Nga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit e

Vlen të përmendet se teksa “veteranët” e skuadrës po ballafaqoheshin me tifozët, lojtarët e rinj si Armando Broja, Enis Cokaj dhe Kristian Asllani vështronin nga larg dhe nuk guxonin të afroheshin, ndoshta të frikësuar dhe të pamësuar me atë reagim të tifozëve.

Asllani do të ishte lojtari i vetëm, të cilit tifozët do i pranonin fanellën, e jo vetëm. 20-vjeçari i Interit përfundoi vetëm me të mbathura në dhomat e zhveshjes, teksa u dhuroi gjithçka tifozëve që e thërrisnin sa herë doli në nxemje.

Nga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit eNga refuzimi i bluzës së Uzunit, tek kapja prej fyti e Cikalleshit e

Por përplasjet nuk kishte vetëm me lojtarët. Pasi këta të fundit hynë në dhomat e zhveshjes, gjakrat u nxehën edhe me stjuardët e stadiumit. Grupimi ultras “Tifozët Kuq e Zi” patën debate të ashpra me ta, për shkak të lëndimit të njërit prej tyre.

 

Inati i tifozëve u tregua dhe në disa stola që u thyen, një skenar ky tashmë thuajse normal në Shqipëri./ Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore