Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nga Pogba, tek Dybala dhe Di Maria/ Emrat e mëdhenj të futbollit që do humbasin Kupën e Botës

Nga Pogba, tek Dybala dhe Di Maria/ Emrat e mëdhenj të futbollit

Kupa e Botës “Katar 2022” është vetëm 10 ditë larg dhe trajnerët e shteteve të kualifikuar kanë publikuar listat e lojtarëve të grumbulluar.

Mes shumë lojtarëve të lënë jashtë listës, bie në sy mungesa e disa emrave të mëdhenj, që sigurisht çdo trajner do donte t’i kishte në skuadër, por që fatkeqësisht do duhet të bëjë pa ta. Arsyeja: dëmtimet.

Por kush janë këta lojtarë?

Lista fillon me Poul Pogba, sulmuesi francez, i cili dëmtoi gjurin e tij në fazën e para-sezonit me skuadrën e Juventusit dhe iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një menisk të dëmtuar.

29-vjeçari rifilloi stërvitjen në dukje i rekuperuar, por më 31 tetor agjenti i tij tha se mesfushori nuk do të kthehej në aksion për klubin italian dhe nuk do të jetë në dispozicion për kampionët e botës, Francën.

Një tjetër mungesë e rëndësishme për “gjelat” do të jetë dhe N’Golo Kante. Mesfushori i Chelsea pësoi një pengesë në rehabilitimin e tij pas një dëmtimi në kofshë, që e ka kufizuar atë në dy paraqitje këtë sezon. Ai do të mungojë për katër muaj pas operacionit.

Nga ana tjetër, edhe Gjermania do duhet të bëjë pa një tjetër emër të njohur, siç është Timo Werner.

Sulmuesi i RB Leipzig, 26 vjeç, pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores 4-0 të Champions League ndaj Shakhtar Donetsk në fillim të nëntorit dhe do të mungojë për pjesën tjetër të vitit 2022.

Nga ana tjetër, edhe Sadio Mane, i cili ishte duke kaluar një formë të mirë me Bayern Munich në Gjermani. Nuk do jetë në dispozicion të Senegalit, pasi pësoi një dëmtim në fibulën e djathtë dhe do të humbasë ndeshjen e fundit në Bundesligën para Kupës së Botës, tha klubi i tij, duke e lënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në turne.

Dy mungesa të rëndësishme do të ketë dhe Argjentina, e cila do duhet të bëjë pa Paolo Dybala, dhe ngel Di Maria.

Sulmuesi i As Roma pësoi një dëmtim shumë të keq kur ai shkuli muskulin e kofshës ndërsa fitoi një penallti kundër Lecces. Di Maria nga ana tjetër, është jashtë fushës deri në fillim të nëntorit për shkak të një dëmtimi të kërdhokullës, për të cilin klubi tha se do të duheshin rreth tre javë për t'u shëruar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore