Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23 milionë paund të Lionel Messit (FOTO)

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Lionel Messi ka jetuar në disa nga shtëpitë më ekskluzive dhe luksoze në botë. E kjo falë karrierës së tij të suksesshme si futbollist që i ka sjellë një pasuri prej 524 milionë paund.

Legjenda argjentinase, i cili aktualisht luan për PSG-në, thuhet se po merr me qira një banesë në Villes de Neuilly në Paris. Çdo muaj, 35-vjeçari do të paguaj 18 mijë paund.

Ndërkohë “The Sun” shkruan se ndër vite, ai ka pasur shtëpi në Barcelonë dhe Miami. Ndërsa së fundmi shtoi në pasurinë e tij të pronave edhe një në Ibiza dhe Rosario.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

“SunSport” u ka hedhur një vështrim shtëpive të futbollistit me famë botërore, të cilat kapin vlerën e rreth 23 milionë paund.

Barcelona

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Gjithçka filloi në Katalonjë, ku Messi ishte një mbret dhe jetoi si i tillë. Atje, ai jetonte në zonën ku ishin vendosur më të pasurit.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Futbollisti mburrej me pamje mahnitëse të detit dhe ishte në një zonë të ndaluar fluturimi - që do të thotë se avionët duhej të devijonin rrugët e tyre rreth tij.

Nuk dihet nëse e ka mbajtur pronën apo e ka shitur kur u nis për në Paris. Ajo vlerësohet në 5.5 milionë £.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Miami

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Në vitin 2020, futbollisti u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - duke shpenzuar 5 milionë paund në një apartament masiv në Miami.

Prona e jashtëzakonshme ndodhet në Sunny Isles Beach me pamje të bukur të oqeanit - vetëm dhjetë milje nga Miami Beach.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Apartamenti luksoz ka katër dhoma gjumi, katër banja, pamje 360 gradë të horizontit mahnitës të Majamit. Gjithashtu ka edhe një bodrum vere me 1000 shishe në 511 metra katrorë hapësirë të brendshme. Si dhe pishinën e tij private. Në kompleks ka edhe spa, palestër, studio joga, lojërash për fëmijë dhe bar shampanjë.

Megjithatë, vitin e kaluar u raportua se Messi e ka nxjerrë pronën në shitje.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Ibiza

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Nga Miami në Ibiza, blerja e fundit e Messit është një shtëpi pushimi prej 9.5 milionë paund në ishullin Balearik. Thuhet se pallati ka probleme planifikimi dhe ende nuk i është dhënë certifikata e banimit - një dokument i lëshuar nga një agjenci e qeverisjes vendore që vërteton se është në gjendje të banueshme.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Messi shpreson se puna do të kryhet verën e ardhshme – duke pasur parasysh se ai pëlqen të kalojë kohë në Ibiza kur të përfundojë sezoni.

Rosario

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

 

Shtëpia është vendi ku është zemra, edhe pse Messi u largua nga Rosario kur ishte vetëm 13 vjeç për të ndjekur ëndrrën e tij të futbollit në Barcelonë.

Në fund të vitit, ai besohet të ketë shpenzuar 3 milionë paund në një rezidencë të quajtur "Kështjella" në periferi të vendit ku lindi.

Rezidenca ka një kinema masive, një palestër të pajisur plotësisht, si dhe një garazh nëntokësor për 15 makina. E përkryer për të strehuar koleksionin mega të makinave të Messit.

Nga Miami në Ibiza, brenda perandorisë së pronave prej 23

Mediat argjentinase pretendojnë se shtëpia ka midis 20-25 dhoma dhe një sallë lojërash që është sa i gjithë kati i fundit. /Gazeta SHQIP/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore