Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi i Cruyff/ Historitë e “errëta” të Kupës së Botës

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi

Mund të jetë ndoshta gara më e madhe sportive në planet, por kjo nuk e ka penguar Kupën e Botës të ketë disa momente vërtet ekstreme dhe ngjarje të pabesueshme.

Ka pasur vrasje, rrëmbime dhe komplote atentate që përfshijnë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit – përfshirë David Beckham dhe Johan Cruyff, e po ashtu disa nga kriminelët më famëkeq, si Osama bin Laden.

Ja disa prej tyre, që sigurisht do ju lënë me “gojën hapur”:

Komploti për të vrarë David Beckham

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi

Terroristi islamik Osama bin Laden, lideri i Al-Kaedës, ishte i njohur për sulmet e 11 shtatorit në SHBA, në 2001.

Por në prag të Kupës së Botës 1998, në Francë ai gjithashtu mbështeti përpjekjen e tmerrshme të Grupit Islamik të Armatosur Algjerian për të vrarë skuadrën e Anglisë, në ndeshjen e tyre hapëse kundër Tunizisë në Marsejë.

Sipas planit, një kamikaz do shkonte pranë skuadrës duke hedhur veten në erë, e duke i lënë të gjithë të vdekur. Fatmirësisht policia e prishi skemën, megjithëse ekipi e zbuloi të vërtetën vetëm vite më vonë. Adam Robinson, autor i Terror on the Pitch, e përshkroi komplotin si "brutal" dhe "të përgjakshëm".

Vrasje për një autogol

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi

Më 22 qershor 1994, favorite për trofeun prestigjioz ishte  Kolumbia, porkombëtarja humbi 2-1 nga mikpritësit, SHBA-të, falë autogolit të mbrojtësit Andres Escobar.

Humbja përfundimisht do t'i shihte ata të përfundonin në fund të grupit të tyre dhe të dërgoheshin në shtëpi. Vetëm disa ditë më vonë, në orën 3 të mëngjesit, 27-vjeçari ishte në makinën e tij jashtë klubit të natës El Indio ku po shoqërohej me miqtë në qytetin e Medellin.

Papritur dy burra u afruan dhe qëlluan gjashtë herë Escobarin duke thirrur "Gol!" për çdo plumb. Ai shpejt u gjakos deri në vdekje. Një vit më vonë Humberto Castro Muñoz, një truprojë për një kartel droge që thuhet se kishte humbur shumë në bastet rreth lojës, u dënua për vrasjen e Escobar. Ai ndenji në burg vetëm 11 vjet.

Rrëmbimi i Cruyff

Nga komploti i Bin Laden për të vrarë Beckham, tek rrëmbimi

Mjeshtri holandez Johan Cruyff i njohur për mendjen e tij brilante në futboll, e udhëhoqi Holandën në finalen e Kupës së Botës 1974 dhe katër vjet më vonë pritej t'i ndihmonte ata të ngrinin trofeun në turneun në Argjentinë. Por sulmuesi i hutoi tifozët e futbollit duke humbur kompeticionin dhe, pa të, Holanda humbi 3-1 ndaj mikpritësve në finale.

Vetëm vite më vonë asi i Barcelonës zbuloi se një tentativë rrëmbimi e bëri atë të largohej. Në vitin 1977 ai dhe familja e tij ishin mbajtur nën kërcënimin e armëve në qytet nga shtatë burra.

 “Unë kisha një pushkë në kokë, isha i lidhur, gruaja ime e lidhur…” tha Cruyff, i cili vdiq në moshën 68-vjeçare në vitin 2016. Megjithatë, ylli ishte aq i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij, sa vendosi të mos luante në Kupën e Botës duke thënë: "Ka momente kur ka vlera të tjera në jetë."

Misteri i vrasjes naziste

Në vitin 1934 qendërsulmuesi Matthias Sindelar, i njohur për driblimin e tij të shkëlqyer, ishte kapiten i "Wunderteam" të Austrisë në një gjysmëfinale të Kupës së Botës në Itali.

Ai po përgatitej t'i drejtonte edhe në Kupën e Botës 1938 në Francë, derisa Gjermania e Adolf Hitlerit marshoi në Austri dhe e aneksoi atë, më pas bashkoi ekipet e futbollit të dy vendeve. Nazistët organizuan një lojë finale midis kombeve, që supozohej të përfundonte në një barazim të paracaktuar.

Por Sindelar doli nga skenari dhe shënoi një golin mahnitës për të ndihmuar Austrinë të fitonte, përpara se të kërcente në festë përpara personaliteteve të Rajhut të Tretë. Më pas ai refuzoi të luante për skuadrën e re gjermane.

Dhjetë muaj më vonë Sindelar u gjet i vdekur në shtrat në banesën e tij, në moshën 36-vjeçare, pranë të dashurës së tij. Një hetim zyrtar fajësoi helmimin me monoksid karboni nga një oxhak me defekt, por shumë besojnë se futbollisti u vra fshehurazi nga Gestapo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore