Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nga farmacist, futbollist e deri tek puna në Bashki, Muzaka tregon karrierën e tij

Nga farmacist, futbollist e deri tek puna në Bashki, Muzaka tregon

Pas një konflikti që ka pasur me KF Tirana, një çështje që ka shkuar deri në proces gjyqësor, ish-futbollisti Gjergj Muzaka pak vite më parë ka shpërndarë një foto brenda në farmaci.

Kjo bëri të kuptonim se ai ishte rikthyer tek profesioni i tij, si farmacist, pasi ka mbaruar edhe studimet në këtë fushë.

Në një intervistë për emisionin “Jashtë Loje” në Top News, Muzaka shpjegon se ai nuk ka mundur të punojë si farmacist, ndërsa rruga e tij vazhdoi drejt futbollit.

Një shkak për tu shkëputur nga farmacia ishte edhe shfaqja e pandemisë.

“Kam mbaruar studimet për farmaci... tentova një moment kur mund ta lija më përpara futbollin e luajtur, por ngjarja mori drejtim tjetër unë vazhdova përsëri luajta në nivele më të larta, kështu që ngeli projekti i farmacisë dbe vazhdova sportin. Qëlloi kjo periudha e vështirë e pandemisë që gjerat u ndaluan un pata atë dëmtimin që thashë, kështu që gjerat morën drejtimin e sportit.” -shprehet ish-futbollisti.

Tashmë ai ka një pozicion në Bashkinë e Tiranës, i cili ka në dorë të angazhojë të gjithë të apasionuarit e sportit në lojëra të ndryshme sportive dhe aktivitete që ndikojnë për një jetesë më të shëndetshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore