Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Nga 6500 të vdekur, tek akuzat për korrupsion dhe leximi i Kuranit në hapje/ Pse “Katar 2022” nuk është si botërorët e tjerë

Nga 6500 të vdekur, tek akuzat për korrupsion dhe leximi i Kuranit

Nga 6500 të vdekur, tek akuzat për korrupsion dhe leximi i kuranit nw hapje/ Pse “Katar2022” nuk është si botërorët e tjerë

Botërori “Katar 2022” ngre sot siparin për të na shoqëruar për një muaj, duke dhuruar emocione që vetëm futbolli di t’i përcjellë.

Ky botëror nuk është i veçantë vetëm për faktin që zhvillohet në dimrin, ndryshe nga herët e tjera që zhvillohej në stinën e verës. Më të veçantë e bëjnë akuzat e shumta që e rrethojnë dhe kontestimet si nga tifozët, ashtu edhe nga figurat e njohura, që kanë shprehur edhe bojkotin e hapur të këtij manifestimi historik.

Kjo Kupë Bote ngriti shumë dyshime që në momentin e dhënies së mandatit, aq sa bënë edhe presidentin e kohës në SHBA-së, Barak Obama, që të dalë dhe të flasë për një çështje të tillë, duke thënë ishte vendimi më i gabuar historik, ndonëse futbolli nuk është sport i parë në Amerikë, edhe pse ata kishin hedhur gjithashtu kandidaturën për organizimin e tij në të njëjtin vit.

Kupa e Botës 2022 iu akordua Katarit më 2 dhjetor 2010, me vendin e vogël nga Lindja e Mesme që mundi SHBA-të, 14-8 vota, ndonëse amerikanët kanë marrë të drejtën e organizimit të edicionit 2026, së bashku me Meksikën.

Në të njëjtën ditë, FIFA zyrtarizoi edhe organizimin e Botërorit 2018 nga ana e Rusisë, zgjedhje këto që u bënë çështje hetimore në maj të vitit 2015. Pas vendimeve, FBI-ja amerikane nisi një hetim dhe pas provave të mbledhura foli për blerje votash për një total prej 100 milionë dollarësh.

Disa prej të arrestuarave u ekstraduan në SHBA dhe më pas u dënuan. Ndërkohë disa të tjerë u deklaruan fajtorë dhe ia hodhën me kthimin e disa miliona dollarëve që kishin arkëtuar. Një tjetër hetim preku edhe Naser Al-Khelaifin, biznesmenin nga Katari, i cili nga 2011 është pronari i PSG-së, por për dy herë me radha akuzat ndaj tij për korrupsion, fitimin e të drejtave televizive dhe spostimin në dimër të Botërorit ranë.

Siç dështon edhe marrja në pyetje e Mishel Platinisë, u hetua vrulli i milionave të shumtë që nisi të lëvizë Katari në drejtim të Francës.

Por akoma më shumë se kaq, Botërori i zhvilluar në Katar ka lidhje të forta me atë të Rusisë, pasi të dyja vendet nuk ishin favorite për të fituar, por papritur e morën kandidaturën, ndonëse shumë nga anëtarët e FIFA-s që u hetuan u përjashtuan përjetë nga bota e futbollit, ose u arrestuan.

 Katari mund të jetë vendi më i vogël që ka pritur ndonjëherë një Botëror (ka vetëm 2 milionë banorë), me 8 stadiume që do të presin spektaklin e 32 skuadrave, por ndërkohë 7 prej tyre janë totalisht të rinj.

Gjithçka lëviz përreth Dohas, kryeqytetit, ndonëse finalen do ta presë Losaili, pak kilometra larg.

Një tjetër e dhënë që godet është fakti se 20 për qind e popullsisë së Katarit është e formuar nga indigjenë, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga shumë punëtorë të ardhur nga vende si India, Bangladeshi, Sri Lanka e Nepali.

Në të gjithë këto vite është folur edhe për trajtimin e punëtorëve, tri turne masakruese, pak të drejta dhe rroga të turpshme. Por akuzat më të mëdha lidhen me shumë vdekje në kantierë të ndryshëm, një numër që sipas anglezes “The Guardian”, i kalon 6500.

Nga ana tjetër, teksa për të gjithë tifozët e futbollit një gotë birrë është ajo që e plotëson një ndeshje futbolli, në Katar nuk do mund ta shijojnë, pasi vendi islamik e ka ndaluar reptësisht konsumin e alkoolit.

Me ndryshime vjen edhe ceremonia hapëse. Teka në eventet e mëparshme ka pasur gjithmonë një koncert ku artistët e përzgjedhur performonin këngën hapëse, sot para ceremonisë hapëse do të paraprijë leximi i pasazheve nga Kurani.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore