Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Neymar-in e "kryqëzojnë"/ Kur Pele varrosej, ai harbohej në lokalet e natës

Neymar-in e "kryqëzojnë"/ Kur Pele varrosej, ai harbohej

Në ditën e zisë dhe funeralit të Peles, Neymar këndoi në një festë në një klub nate. Mungesa e futbollistit brazilian në ceremoninë e nderimeve të fundit për “O Rey”, ikonës së futbollit botëror dhe atij brazilian, bëri shumë bujë. Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij.

“Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles. Ne e dimë se sa keq është të humbasësh dikë. Nuk humbëm vetëm sportistin, por edhe personin”.

Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor. “Për karnavalet ia doli të çlirohej…”, – është kuptimi i komenteve më të ashpra ndaj tij.

Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.

“O Ney”, i cili shpërtheu pikërisht në klubin Paulista, duke mbajtur “10”, që qëndroi gjithashtu mbi supet e “Perlës së Zezë”, ishte një nga të parët që shkroi një mesazh kushtuar Peles: “Para teje, 10 ishte vetëm një numër dhe futbolli ishte thjesht një sport”.

Njerëzit prisnin ta shihnin atë duke hyrë në “Vila Belmiro” nga një portë private për të përshëndetur dhe nderuar mbretin e futbollit, por u zhgënjyen. Një ndjenjë që u kthye në hidhërim të thellë kur “tam tam” i rrjeteve sociale bëri që imazhet e futbollistit të kërcejnë nga njëri skaj në tjetrin.

Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, ai performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.

“Pelé është një qytetar i botës, në të njëjtin nivel me Nelson Mandela ose Mahatma Gandhi, por brazilianët nuk dinë ta njohin atë, – shpjegoi José Ferreira Neto, një ish-mesfushor brazilian dhe opinionist në një nga televizionet braziliane. – Çfarë mund t’iu them atyre që, pavarësisht se kanë fituar Kupën e Botës, nuk kanë ardhur këtu për të bërë homazhe ndaj tij? Ata kanë treguar mungesë respekti”.

Asnjë nga ata lojtarë që luajtën në “Seleçao” dhe triumfuan në vitin 2002 (titulli i fundit botëror i ngritur nga Brazili) nuk ishte i pranishëm. Shumë nga shokët e skuadrës së Peles te Santos në vitet 1960 kanë vdekur, të tjerë janë shumë të moshuar ose në kushte shqetësuese shëndetësore. Megjithatë, kishte shumë që luajtën përkrah tij, duke përfshirë Clodoaldo Tavares de Santana, i cili ishte i vetmi nga përfaqësuesit legjendarë të Brazilit të vitit 1970 që u shfaq.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore