Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në një moment delikat

“Neuer theu kodet”/ Kahn: Foli publikisht, na dëmton në

Fjalët e Manuel Neuer pas largimit të Toni Tapalovic, trajneri i portierëve te Bayern, po bëjnë shumë zhurmë, aq sa detyroi edhe Oliver Kahn t’i jap një përgjigje:

“Ato që Neuer tha për largimin e Tapalovic nuk shkojnë përshtat me vlerat e Bayern. Për më tepër, fjalët e tij vijnë në një moment delikat, ku na presin sfida të rëndësishme.

E kam kaluar një situatë të ngjashme në 2004, ku Federata Gjermane largoi trajnerin e portierëve Sepp Maier, u ndjeva dhe unë shumë keq. Kisha punuar për shumë vite me Sepp, kishim krijuar miqësi, kisha besim tek ai, por objektivat e përbashkët ishin shumë të rëndësishme, për këtë arsye vendosa të mos flisja publikisht, Manuel bëri të kundërtën. Do të flasim shumë hapur me Neuer, u shpreh ndër të tjera Kahn.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore