
"Nëse ty të pëlqejnë biondet dhe aty afër të kalon një brune..."/ Batuta epike e Sarri-t pas fitores me Napolin
Lazio zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit në “Diego Maradona”.
Një eurogol i Matias Vecinos solli triumfin 0-1 përballë Napolit të frikshëm. Kjo ishte humbja e parë shtëpiake për skuadrën e Spallettit. Ndërkohë, bardhekaltrit janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në Serie A.
Maurizio Sarri u rikthye dhe fitoi në një stadium ku ka kaluar disa nga emocionet më të forta të karrierës si trajner (2015-2018). Pas ndeshjes bëri një batutë epike pas pyetjes se kush luan futboll më të bukur, Napoli aktual apo Napoli i tij ishte superiore në këtë aspekt.
“Bukuritë janë të shumëfishta. Nëse ty të pëlqejnë biondet dhe aty afër të kalon një brune, ti nuk mund të thuash se është e shëmtuar. Diferenca e vetme është se Napoli aktual do të fitojë titullin. Më vjen zili për vdekje nga kjo gjë.
Spalletti është treguar fenomen, së bashku me klubin dhe drejtorin sportiv. Ata patën guximin të bënin gjëra që nuk ishin bërë kurrë më parë”, theksoi Sarri, i cili synon të rikthejë Lazion në Champions League.








Futbollistët e njohur Messi dhe Cr7 në një ditë arrijnë rekorde historike!
Historia e plotë >
As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…

Paundi britanit "mbyt" euron! Këmbimi valutor 29 mars, çfarë po ndodh me monedhat e tjera
Aktualitet




